Humbet një helikopter me 19 turistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit në bord

Një helikopter me 19 turistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit është zhdukur në Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, deklaruan autoritetet rajonale.
”Kontakti i radios me helikopterin Mi-8 ishte humbur pranë vullkanit Vachkazhets dhe nuk kishte më asnjë kontakt me ekuipazhin”, thanë autoritetet në kryeqytetin rajonal të Petropavlovsk-Kamchatsky.
Gadishulli Kamchatka është i popullarizuar në mesin e turistëve për bukurinë e tij natyrore dhe peizazhin vullkanik.
Ministria e Mbrojtjes Civile e Rusisë tha se mjegulla e dendur në zonë fillimisht pengoi një kërkim ajror për helikopterin, por ekipet tokësore ishin në gjendje të fillonin krehjen e terrenit të largët.
Hetuesit kanë hapur procedimin për shkelje të rregullave të trafikut ajror.
Ekskursionet me helikopterë janë veçanërisht të njohura në mesin e turistëve në Kamchatka gjatë muajit të pushimeve të gushtit. Kompanitë private ofrojnë udhëtime në rezervat ku arinjtë jetojnë në natyrë ose zbarkojnë në vullkane.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

