Hantavirusi “ngre në këmbë” autoritetet franceze, jepet sërish alarmi për përdorimin e maskave

11 Maj 2026, 00:02 / BOTA ALFA PRESS

Hantavirusi “ngre në këmbë” autoritetet franceze,

Autoritetet shëndetësore franceze janë vënë në alarm pasi pesë qytetarë francezë u riatdhesuan nga anija turistike MV Hondius, e cila ishte goditur nga hantavirusi. Njëri prej pasagjerëve shfaqi simptoma gjatë fluturimit, duke detyruar autoritetet të marrin masa urgjente.

Kryeministri francez Sebastien Le Corneille konfirmoi se pasagjeri është vendosur menjëherë në izolim, së bashku me katër të tjerët, deri në daljen e rezultateve të testeve. Të gjithë po mbahen nën vëzhgim mjekësor dhe po i nënshtrohen analizave për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për hantavirus.

Qeveria franceze ka paralajmëruar masa shtesë parandaluese, përfshirë izolimin e kontakteve të ngushta, për të shmangur çdo rrezik të përhapjes.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka lëshuar udhëzime për menaxhimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit të ekspozuar.

Masat mbrojtëse si përdorimi i dorezave, maskave FFP2, mbrojtjes për sy dhe ventilim i mirë i ambienteve. Spanja gjithashtu ka kërkuar ndihmë shtesë nga BE, ndërsa ECDC ka dërguar ekspertë për të mbështetur koordinimin dhe masat e gatishmërisë në Ishujt Kanarie.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide