Sulmet në Lindjen e Mesme reagon Britania, Franca dhe Gjermania deklaratë të përbashkët: Gati të mbrojmë interesat tona

1 Mars 2026, 22:05 / BOTA ALFA PRESS

Sulmet në Lindjen e Mesme reagon Britania, Franca dhe Gjermania

Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë deklaruan se janë të gatshëm të ndërmarrin hapa konkretë për të mbrojtur interesat e tyre në rajon, pas asaj që e cilësuan si sulme raketore “të padallueshme dhe joproporcionale” nga Irani.

Tre vendet, të njohura si grupi E-3, theksuan se do të veprojnë në koordinim me aleatët për të garantuar sigurinë në rajon.

Në do të ndërmarrim hapa për të mbrojtur interesat tona dhe ato të aleatëve tanë në rajon, duke qëlluar potencialisht raketa dhe dronë në burimin e tyre. Kemi rënë dakord të punojmë së bashku me SHBA-në dhe aleatët në rajon për këtë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Deklarata sinjalizon një qëndrim më të ashpër të fuqive evropiane përballë përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme dhe një koordinim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

 

Po ndodh...

ide