Erdogan pret në Stamboll presidentin sirian Ahmed al-Sharaa

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u takua sot në Stamboll me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Takimi, i cili ishte i panjoftuar, u zhvillua në zyrat e presidencës turke në Pallatin Dolmabahçe.
Nga pala turke në takim morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, Ministri i Mbrojtjes Yasar Guler, Shefi i Inteligjencës MIT Ibrahim Kalin dhe Drejtori i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes Haluk Gorgun.
Nga pala siriane ishin të pranishëm Ministri i Jashtëm sirian Assad Hassan Sheibani dhe zyrtarë të tjerë.
Takimi midis dy udhëheqësve u zhvillua pas heqjes së sanksioneve të SHBA-së kundër Sirisë, me presidentin turk që luajti një rol të rëndësishëm pasi ishte i pranishëm në telefon në takimin në Arabinë Saudite ku u thye akulli midis Al-Sarrah dhe Donald Trump.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




