Sulme ruse në juglindje të Ukrainës, qyteti i Dnipros mbetet pa energji elektrike

7 Janar 2026, 22:42 / BOTA ALFA PRESS

Sulme ruse në juglindje të Ukrainës, qyteti i Dnipros mbetet pa

Sulmet ruse kanë shkaktuar sot ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të juglindjes së Ukrainës, kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas raportimeve të mediave ukrainase.

Sipas televizionit ukrainas, pjesa më e madhe e qytetit Dnipro ka mbetur pa energji elektrike, duke sjellë edhe ndalimin e qarkullimit të trenave të metrosë. Zyrtarët lokalë kanë deklaruar se për momentin nuk mund të bëhet një vlerësim i sigurt për kohën që do të nevojitet për rikthimin e energjisë.

Ndërkohë, kompania DTEK – furnizuesi më i madh privat i energjisë elektrike në Ukrainë – njoftoi se ndërprerje të energjisë janë regjistruar edhe në zona të rajonit të Zaporizhjës.

Po ndodh...