Drone të dyshimta mbi Bruksel, mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës

Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit, Zaventem, u mbyll mbrëmjen e së martës pasi u raportua prania e dronëve të dyshimtë në hapësirën ajrore të kryeqytetit belg. Lajmi u konfirmua nga kompania e kontrollit të trafikut ajror Skeyes, e cila njoftoi se “për arsye sigurie, operacionet u pezulluan përkohësisht”.
Sipas mediave belge, ndër to “Le Soir”, fluturimi i fundit u nis në orën 19:37 dhe ulja e fundit u regjistrua në 19:46, përpara se autoritetet të urdhëronin ndalimin e çdo aktiviteti ajror.
Disa avionë që ishin në destinacion për në Bruksel u devijuan drejt aeroportit të Liezhit, i cili gjithashtu u mbyll për një periudhë të shkurtër pas raportimeve për një tjetër dron në zonë.
Trafiku ajror rifilloi pas orës 21:00, pasi autoritetet siguruar që hapësira ajrore ishte e pastër. Incidenti vjen në një periudhë me raste të përsëritura të shfaqjeve të dronëve pranë aeroporteve në Evropën Veriore, të cilat kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë e fluturimeve dhe rreziqet e mundshme ndaj pasagjerëve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


