Deklaratat e Trump/ Presidenti i Këshillit Evropian: Groenlanda i përket popullit të saj, BE s’mbështet asnjë shkelje të së drejtës ndërkombëtare

“Bashkimi Evropian do të mbështesë Groenlandën dhe Danimarkën kur të jetë e nevojshme dhe ne nuk do të pranojmë shkelje të së drejtës ndërkombëtare kudo që ato ndodhin”, kështu deklaroi sot Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.
Në reagimin e tij Costa, e bëri të qartë se Groenlanda i përket popullit të saj.
“Më lejoni të jem i qartë: Groenlanda i përket popullit të saj. Asgjë nuk mund të vendoset për Danimarkën dhe Groenlandën pa Danimarkën dhe pa Groenlandën. Ata kanë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Ndërkohë, Presidenti amerikan ka thënë vazhdimisht ditët e fundit se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se ishulli është çelësi i strategjisë ushtarake amerikane dhe duke pretenduar se Danimarka nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
