“Ata duan Kinën, që t’i ‘gëlltisë’ brenda vitit!”/ Trump kritika Kanadasë: Në vend të Kupolës së Artë që i mbron, ata zgjodhën që…
23 Janar 2026, 22:28 / BOTA

Groenlandës dhe Kanadasë iu bashkua në një postim edhe Donald Trump, i cili akuzon fqinjin e tij verior se preferon të bëjë marrëveshje me Kinën, në vend që të pranojë mbrojtje nga sistemi anti-ajror “Kupola e Artë”, i planifikuar nga SHBA-të.
Në një postim të premten, ai thotë, as më shumë e as më pak, se Pekini do ta “gëlltisë” Kanadanë përmes marrëveshjeve që bën.
Donald Trump shkruan në rrjetin e tij social:
“Kanadaja është kundër ndërtimit të ‘Kupolës së Artë’ mbi Groenlandën, edhe pse Kupola do ta mbrojë Kanadanë. Në vend të kësaj, ata votuan për të bashkëpunuar me Kinën, e cila do t’i ‘përpijë’ ata brenda vitit të parë!”.
Kohët e fundit, presidenti amerikan ka pohuar se kinezët dhe rusët kanë ambicie për Groenlandën.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
