Administrata Trump: 2.6 milionë emigrantë pa dokumente janë larguar nga vendi

9 Janar 2026, 19:01 / BOTA ALFA PRESS

Administrata Trump: 2.6 milionë emigrantë pa dokumente janë

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se 2.6 milionë emigrantë pa dokumente kanë lënë Shtetet e Bashkuara që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, si rezultat i ofensivës së re kundër emigracionit të paligjshëm.

Në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Qeverisë në rrjetin social X, Noem bëri të ditur se 650 mijë persona janë arrestuar, ndaluar dhe dëbuar, ndërsa rreth 2 milionë të tjerë kanë zgjedhur vetë-largimin, për shkak të ashpërsimit të politikave emigratore dhe shtimit të operacioneve federale.

Administrata Trump e paraqet këtë shifër si një arritje, duke theksuar se që në muajin nëntor është shënuar ulja më e madhe e popullsisë së huaj në SHBA në më shumë se 50 vite, falë dëbimeve masive, presionit ligjor dhe forcimit ekstrem të kontrollit kufitar.

Megjithatë, kjo situatë ka nxjerrë në pah edhe një kontradiktë strukturore. Ndërsa Shtëpia e Bardhë flet për “rikthim të rendit”, disa sektorë kyç të ekonomisë amerikane po përballen me mungesë të theksuar fuqie punëtore, humbje miliona dollarëshe dhe vështirësi në funksionimin e aktiviteteve si bujqësia, ndërtimi, shërbimet dhe hoteleria.

Po ndodh...