Sulm me thikë në Gjermani, raportohet për 5 të plagosur

Këtë të diel, disa persona po festonin në ambient të hapur pranë një bari në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, kur një burrë dyshohet se i ka sulmuar me thikë.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, të paktën pesë persona janë dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.
Zyra e prokurorisë dhe policia njoftuan në mesditë se i dyshuari për sulmin është ende në arrati. Forca të shumta policore janë angazhuar në operacionin për ta gjetur dhe arrestuar atë. Autoritetet shtuan se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Nga të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë dhe janë duke marrë trajtim spitalor, ka bërë me dije policia. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, janë konfiskuar disa thika, raportoi Spiegel.de.
Policia ka shpërndarë një fotografi të të dyshuarit dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë me informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


