Zjarri përfshin banesën në Tiranë, dëmtohen dy fëmijët e mitur
28 Nëntor 2024, 16:05 / AKTUALITET

Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë të enjte në zonën e Alliasit në Tiranë.
Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur.
Ndërsa policia thekson se po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. R., dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
-
Merr leje nga burgu, arrestiset shqiptari i dënuar me 15 vjet
28 Nëntor, 16:03
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

