Zgjidhet President i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë

6 Dhjetor 2025, 11:55 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Zgjidhet President i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë

Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka përmbyllur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, pas votimeve në 7 rajonet dhe konstituimit të Asamblesë Kombëtare, në përputhje me statutin dhe vendimet gjyqësore në fuqi.

Në mbledhjen përfundimtare të Asamblesë Kombëtare, me votim të fshehtë, Arben Muçaj u zgjodh Presidenti i ri i institucionit për mandatin 2025–2030.

Zgjedhja e tij vjen pas përfundimit të mandatit të ish-presidentit Nikoll Deda, i cili përfundoi dy mandatet e parashikuara nga statuti.

Me këtë proces, institucioni rikthehet në normalitetin e tij funksional, duke hapur një fazë të re për organizimin demokratik, transparent dhe profesional të strukturave të USSH.

Në fjalën e mbajtur pas zgjedhjes, Presidenti i ri Dr. Muçaj theksoi ndryshimin e filozofisë së funksionimit të Urdhrit: “Urdhri i Stomatologut deri tani ka funksionuar si një strukturë që u jepte urdhra dhe penalizime stomatologëve. Nga sot e tutje, Urdhri do të jetë avokati, mbrojtësi dhe përfaqësuesi i tyre, jo autoritet ndëshkues.”

 

Po ndodh...

ide