Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, OSBE mbështet vendimin e pezullimit të procesit: Të bazohet në merita dhe transparencë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Asociacionin e Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists, kanë shprehur mbështetje të fortë për vendimin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm.
Kjo iniciativë është mirëpritur si një hap në drejtimin e duhur për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në mediat publike, shkruan prezenca e OSBE në Shqipëri.
Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata bëjnë thirrje për një proces të hapur dhe të bazuar në meritë, i cili do të sigurojë drejtësi në zgjedhjen e liderit të ri të RTSH-së.
“Ne presim me interes seancën dëgjimore të së hënës dhe jemi të angazhuar për të mbështetur një proces që do të rrisë besimin në institucionet mediatike dhe do të sigurojë një përfaqësim të denjë të interesave publike,” thuhet në reagimin e OSBE.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

