Vrau djalin, del para gjykatës i moshuari, ul kokën poshtë: Ça doni? Njeri jam dhe unë

Shefki Bylykbashi do njihet sot me masën e sigurisë. Në sallë nuk është i pranishëm asnjë familjar i tij.
Njeri jam edhe unë'- thotë Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau djalin e tij pak ditë më parë në Maliq. Sot, ai ka dalë para trupit gjykues, për t'u njohur me masën e sigurisë. I moshuari, mban kokën ulur mbi tavolinë e dukej shumë i shqetësuar.
‘Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.
Krimi brenda familjes ndodhi në fshatin Zvezdë të Maliqit tre ditë më parë por vetëm dy ditë më parë u zbulua. I moshuari, Shefki Bylykbashi ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit. Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


