Vrasja në Ndroq/ Autori dhe viktima miq! Dedja u ngrit për ta përqafuar, 27-vjeçari e qëlloi
1 Dhjetor 2024, 19:19 / AKTUALITET

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja, rreth 50-vjeç.
Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.
Në momentin e ngjarje, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.
Pas të shtënave autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij konflikti janë bërë prishja e pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.
-
Pjesë e BBV4? Eros Grezda thyen heshtjen: Shumë shpejt…
1 Dhjetor, 19:10
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

