Vrasja e Martin Çeços, motra e tij kërkon drejtësi: Të merret në pyetje shoku i tij! Policia nuk do që ta zbardhë ngjarjen
Klarida Çeço, motra e Martin Çeços, i cili u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar më 12 qershor 2022 në Kolanec të Maliqit, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e të vëllait.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, Klarida ka treguar momentet e fundit kur ka kontaktuar me Martinin, për të cilin tha se nuk kishte probleme me askënd.
Më tej, ajo ka hedhur akuza ndaj policisë, duke pretenduar se ngjarja nuk është zbardhur dhe se autorët janë liruar.
Po ashtu, ajo ka kërkuar që të merret në pyetje shoku i Martinit, Rezart Dokolli, pasi sipas saj ai ka dijeni ose lidhje me zhdukjen e të vëllait të saj.
Klarida Çeço: Përpara se të zhdukej, Martini më ka marrë në telefon dhe më tha që do të vijë të rrijë një natë në Tiranë dhe do të më sjellë qershi. Të nesërmen, teksa po shkoja në punë, më telefonoi me video duke më thënë që nuk vinte dot. E pashë që ishte i skuqur dhe gati duke qarë. Do ikja në punë dhe i thashë të flisnim në darkë, meqë nuk erdhi. E mbyllëm telefonin dhe ajo ishte hera e fundit që e pashë vëllain.
Të nesërmen më telefonoi motra dhe më tha: ‘Ka humbur Martini’. Lashë menjëherë punën dhe u nisa për në Korçë. Sapo mbërrita në Maliq, bëra denoncimin. Nisëm kërkimet te të afërmit, familjarët dhe shokët. Të nesërmen shkuam ta kërkonim në fshatin e Rezart Dokollit, shokut të Martinit. Doli babai i tij, ndërsa Rezarti vetë u fsheh.
Sapo dolëm nga shtëpia e familjes Dokolli, na telefonoi kryeplaku i fshatit dhe më tha: ‘Ku jeni? Hajdeni, sepse në rezervuar është gjetur një trup’. Aty u shokova plotësisht. U kthyem me babin në fshat dhe vendi ishte mbushur me policë. Shkova te rezervuari dhe po e shikoja nga larg teksa po e nxirrnin. Policia nuk na lejoi ta shihnim vëllain. Aty humba ndjenjat dhe nuk e di çfarë ndodhi më pas.
Na çuan në shtëpi dhe gratë e fshatit më thanë të bëhesha e fortë dhe ta nderoja vëllain. Më pas, Martinin e dërguan në morg, edhe pse unë nuk doja. Askush nuk shkoi ta identifikonte nëse ishte apo jo ai. E mbajtën një natë në morg dhe më pas as në shtëpi nuk u hap arkivoli, edhe pse doja ta shihja. Kjo ka mbetur një mister për mua.
Martini nuk kishte probleme me askënd, ishte tip i qetë. Shoku i tij, Rezart Dokolli, duhet patjetër të merret në pyetje. Edhe persona të tjerë që e kanë telefonuar, si dhe Xhoni Potka, nuk janë marrë fare në pyetje
Unë kërkoj që të zbardhet e vërteta dhe që policia të mos e fshehë këtë ngjarje. Këtë çështje do ta ndjek deri në fund. Ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim dhe ata që e kanë fshehur këtë ngjarje duhet të mbajnë përgjegjësi.
Seancën e fundit e kemi pasur më 30 prill 2026. Shkova, por nuk më lejuan të hyja në gjykatë. Në këtë histori ka shumë të fshehta. Shteti, policia dhe avokatët nuk kanë zbardhur asgjë.
Nuk e di pse nuk zbardhet çështja, ndoshta Martini ka parë diçka që nuk duhej ta shihte. Policia nuk ka zbardhur as telefonatat dhe nuk më jep asnjë përgjigje. Kërkoj që e vërteta të dalë në dritë dhe kjo ngjarje të mos fshihet më.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128