Vodhën biçikleta dhe monopatina, arrestohet 19-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia e kryeqytetit ka zbardhur disa raste vjedhjesh të monopatinave dhe biçikletave të ndodhura gjatë muajit prill në zona të ndryshme të Tiranës.
Në prangat e policisë ra një 19-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim dy të rinj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e disa qytetarëve, për raste të vjedhjes të monopatinave dhe biçikletave të tyre, dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mystery”.
Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. U., 32 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë.
Në momentin e ndalimit, shtetasit A. M. i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, gjatë muajit prill, kanë vjedhur 3 biçikleta dhe 3 monopatina, të shtetasve të ndryshëm, në zona të ndryshme të Tiranës.
Vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas‘, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





