Publikohen pamjet: Momenti kur i riu i vë thikën në fyt policit të Rrugores dhe përleshen në rrugë, qytetarët bëjnë sehir

Dorian Kasa rezulton se është i riu që i vuri thikën në fyt efektivit të Policisë Rrugore në Tiranë, teksa ky i fundit menaxhonte trafikun në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet, në rrethrrotullimin përpara një spitali privat.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur efektivi Loren Rama sulmohet befasisht nga Dorian Kasa dhe pasi përleshen për disa sekonda, rrëzohen në mes të rrugës. (© Pamje nga Joq Albania)
Ajo që tërheq vëmendjen është indiferenca e qytetarëve, disa kalimtarë që fillimisht bëjnë sehir dhe largohen, si dhe drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë nxjerrë celularin për të regjistruar momentin, por nuk ndërhyjnë.
Policia e Shtetit bëri me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së premtes, kur Dorian Kasa i është afruar efektivit Loren Rama, ka tentuar t'i marrë armën e shërbimit dhe i ka vendosur thikën në fyt.
Siç raporti dhe newbsomb.al pasditen e kësaj të premte, sapo agresori i ka vendosur thikën në fyt efektivi Rama ka reaguar menjëherë dhe me lëvizje të shpejta ka arritur të shmangë goditjen fatale, duke e neutralizuar autorin në kohë.
"Për një moment nuk e kuptova se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart", ka sqaruar efektivi , ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe pritet të japin më shumë detaje në vijim.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128