VIDEO/ Pamjet nga laboratori i kokainës në Qerekë të Fushë-Krujës! Kokainë me “shumicë” dhe mijëra euro

SPAK ka publikuar dhe pamjet e operacionit ku është zbuluar dhe laboratori i kokainës në Qerekë të Fushë-Krujës
Policia thotë se nga ky operacion me 10 të arrestuar, material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM dhe 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Në njoftim bëhet me dije se në Shqipëri lënda narkotike ishte e maskuar dhe kontaminuar, pais ekspertët e përpunimit që ishin shtetas të huaj, dy venezuelase dhe një kolumbian e përpunonin dhe e bënin gati për tregtim edhe në vendet e Europës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

