U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

21 Prill 2026, 16:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla kërkon lirinë në

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.

Mësohet se, Genti Shala është përcaktuar si relatori i rekursit të Memollës.

Hetimet ndaj Memollës nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku sipas SPAK-ut, ai dëgjohej duke ndërhyrë te një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenteje debitore, me qëllim që të siguronte votën e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

Sipas të dhënave ky ndikim i Memollës kishte si qëllim sigurimin e votave në favor të tij për zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022.

Më pas u zbulua se me elektriçistin Xhamani, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës. Apeli i Posaçëm e dënoi me nga 1 vit burg edhe Blerim Xhamanin e Ndriçim Tafshafën.

Ndërsa Isuf Tosku u dënua me 8 muaj heqje lirie që ju konvertua në 1 vit e 4 muaj shërbim prove. Aktualisht Edison Memolla ndodhet i izoluar pranë burgut të Rrogozhinës e ndërsa kjo bashki po drejtohet nga një i komanduar.

Po ndodh...

ide