“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një shëmti e vërtetë, ju tregoj si duhet të inspektohen bizneset

Inspektorëve do u ndalohet të zhvillojnë kontrolle “blic” në bizneset ushqimore. Kjo gjë u bëe ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi nga institucionet përgjegjëse që kontrollet të jenë të monitoruara nga qendra.
“Na duhet modernizimi i rrjetit të laboratorëve dhe veterinarëve. Nuk janë detyra, por zgjedhje të pashmangshme për të nesërmen tonë. Në fund ligji i shkruar nuk e bën punën. Punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, që duan të luftojnë informalitetitn. Kjo nuk është një çështje ekonomike ose cilësie por është pjesë e luftës së shtetit të së drejtës.
Detyrat janë shumë të qarta: Nga njëra anë zhvillimi i mëtejshëm i dijeve dhe trajnimi i mëtejshëm me përgjegjësitë dhe barrën qytetarë të detyrës dhe ndërtimi i një kulture kontrollesh zyrtare në bazë risku të monitoruara nga qendra për ti dhënë fund traditës së vjetër dhe të shëmtuar të kontrolleve të befasishme të iniciuara nga inspektorët. Janë një shëmti e vërtetë”, tha Rama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128