Thyen xhamat e një marketi dhe vodhën paratë, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë
Dy persona në Vlorë janë arrestuar dhe një 16-vjeçar është vënë nën hetim, pasi gjatë orëve të mëngjesit, kanë thyer xhamat e një marketi dhe kanë vjedhur një shumë parash.
Policia bë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ’29 Nëntori’, ndërkohë që po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që këta shtetas mund të kenë kryer.
“Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës.
Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas“, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128