Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit.
Policia bën me dije se sot rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.
Burime për News24 bëjnë me dije se dyshohet për një konflikt të çastit mes disa personave, ku shkak mund të jetë bërë parkimi i automjeteve.
Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





