Të shtëna me armë në Selenicë, plagoset një person

1 Nëntor 2025, 20:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë në Selenicë, plagoset një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.

Sipas informacioneve paraprake, një person është plagosur me armë zjarri në qendër të fshatit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide