Kërkesa e SPAK për Ballukun u rrëzua nga Kuvendi, reagon edhe KE-ja: BE-ja mban shënim! SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

12 Mars 2026, 14:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkesa e SPAK për Ballukun u rrëzua nga Kuvendi, reagon edhe

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Partisë Socialiste kanë rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pas kësaj është bërë një reagim zyrtar edhe nga Komisioni Europian.

I cili i ka konsideruar të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, angazhimin për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Teksa ka shtuar se: “Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Kujtojmë se në të njëjtën linjë me Komisionin Europian kanë reaguar edhe Ambasada Gjermane dhe ajo Holandeze.

Reagimi i plotë:

BE-ja mban shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

 

Po ndodh...