Mateo përplaset ashpër me Mirin, debat pas deklaratës për Selin, banori: Kam një grua të mrekullueshme, ty…

Miri dhe Mateo janë përplasur ashpër gjatë ditës së sotme.
Pas deklaratës së Mirit gjatë Prime-it të kaluar, ku ishte shprehur në dhomën e rrëfimit se kishte pëlqim dhe se e donte Selinën për lojën që ajo bën, Mateo nuk e ka lënë “të qetë” banorin.
Gjatë debatit në oborr, Mateo e ka pyetur Mirin nëse ky i fundit do të zgjidhte të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinën.
Ndërsa Mateo e përsëriste gjatë gjithë kohës të njëjtën pyetje, Miri i është përgjigjur se ai ka një bashkëshorte të mrekullueshme dhe se ai nuk duhet të ndërhyjë në jetën e tij personale.
Në debat është përfshirë edhe Juela, e cila i është kundërpërgjigjur Mateos duke i thënë se ai po mundohet të imitojë lojën e Rogertit.
Mateo: Po si thua, e dua gocën e huaj, ore. Ore, si qan për gocën e huaj? Je i martuar dhe thua se do gocën e huaj. Po të bëj një pyetje normale: A do ishe ndarë për Selinën?
Miri: Po ç’lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme.
Miri: Nëse thua “ta bekoftë Zoti”, duhet të të vijë turp që e përdor.
Mateo: A do ishe ndarë me gruan tënde për Selinën?
Juela: Ti nuk ke Zot ore. Nuk e bën dot lojën e Rogertit ti me provokime.
Miri: Të të vijë turp! Je i pafytyrë që përmend bashkëshorten time.
Mateo: Po të bëj një pyetje të thjeshtë, normale. Pse nuk më kthen përgjigje? Ke thënë se e do.
Juela: Nuk të shkon me atë buzëqeshje të stampuar.
Mateo: Ke qarë në dhomën e rrëfimit. A do ishe ndarë për Selinën?
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128