Të gjithë sytë nga Novosela/ Prurjet e lumit Vjosa arrijnë pranë pikës së kuqe, shkon në nivelin 9 metra

8 Janar 2026, 09:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të gjithë sytë nga Novosela/ Prurjet e lumit Vjosa arrijnë

Lumi Vjosa ka kaluar mbi 9 m, duke arritur pranë pikës së kuqe ku përmbyt toka dhe banesa.

Ndërkohë, 7.5 metër mbi nivelin e detit në Memaliaj, çka tregon që prurjet janë të shumta.

Lumi e ka mbuluar njësinë matëse hidrometër që ndodhet me 100 ha të mbytura. Ndërkohë 14 banesa janë prekur nga uji.

Si pasojë e prurjeve të lumit ka prezencë uji edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, Njesia Adm Frrakull, nga ku bëhet edhe furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.

Reshjet intensive të shiut vijojnë që prej ditës së martë.



Po ndodh...