Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vijuar aksionin e luftës kundër informalitetit të pagave.
Ky aksion njoftohet se ka përfshirë kontrollin e 1197 bizneseve në të gjithë vendin gjatë muajit Dhjetor dhe synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale.
“Nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht, duke ndryshuar deklarimet e pagave. Shkeljet e legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.1 milionë lekë dhe 936 biznese janë përgjigjur pozitivisht duke korrigjuar nivelin e pagave”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.
Më tej theksohet se strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vazhdojnë hetimet ndaj individëve që nuk deklarojnë pagat reale.
“Deklarimi i pagës reale është detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm drejt garantimit të barazisë fiskale dhe formalizimit të tregut të punës’, lajmëron DPT-ja.
-
-
Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:36
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


