Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Tiranë/ ja gjendja shëndetësore e të plagosurve

Një aksident me pasoja tragjike u raportua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, përkatësisht në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Saukut. Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, pasi një automjet që dyshohet se udhëtonte me shpejtësi ra nga mbikalimi dhe në momentin që ka rënë përplasi një tjetër automjet. Dy shtetase humbën jetën dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, tre të tjerë.
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanËeb”, se gjendja shëndetësore e një prej të plagosurve është e rëndë.
“Nga informacionet që kam marrë më bëhet me dije se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa për dy personat e tjerë ende nuk kemi informacion se si është gjendja e tyre shëndetësore. Audi ‘A8’ ka rënë nga mbikalimi si pasojë e shpejtësisë. Personat që kanë qenë në automjetin tip Audi kanë humbur jetën. Audi A8 nga shpejtësia e lartë çau bordurën dhe ra nga mbikalimi. Personat që ndodhen në automjetin tip Honda, janë plagosur”, raportoi gazetari Igli Çelmeta
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


