Shefat morën ryshfet nga një grup kriminal për të lejuar ndërtimin pa leje: Toka ishte e "Bushit", guidieri i detit që u vra në 2025 me tritol

Toka në të cilën po ndërtohej pa leje në zonën e Sarandës dhe që "u hëngri kokat" drejtuesve më të lartë të Komisariatit të Policisë së qytetit bregdetar, është në pronësi të Isuf Jaçaj, i njohur dhe si "Bushi".
Ai ishte një guidier detar që shëtiste turistët dhe pushuesit në brigjet e Ksamilit dhe Sarandës, por në vjeshtën e vitit 2025 u ekzekutua me tritol.
Prona e tij është marrë me forcë nga një grup kriminal, anëtarët e të cilit janë me origjinë nga Kamza, ashtu si personat që dyshohet se dhanë porosinë për vrasjen e "Bushit", dhe aty kishte nisur puna për ndërtimin e një "beach bar" për sezonin veror.
Nuk dihet nëse drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë marrë ryshfet edhe për të lejuar grabitjen e pronës së Isuf Jaçaj, por sipas hetimeve paraprake, ata janë paguar nga ky grup kriminal për të lejuar ndërtimin pa leje.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është vënë në lëvizje pas një referimi që është bërë nga vetë kryepolici Skënder Hita, sepse një qytetar kishte denoncuar tek ai situatën në terren në Sarandë, dhe menjëherë u shkarkua dhe u arrestua gjithë zinxhiri drejtues.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128