Grabitje me pistoletë në një argjendari në Kamëz, në kërkim ‘skifterët’

16 Maj 2026, 13:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabitje me pistoletë në një argjendari në Kamëz,

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00.

Dy persona ende të paidentifikuar, dyshohet se të armatosur kanë hyrë në argjendari dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Po ndodh...