PD Lezhë zgjedh sot Kryesinë e re/ 33 kandidatë në garë
Sot në Lezhë zhvillohen zgjedhjet për Kryesinë e re të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë, ku në garë janë 33 kandidatë.
Procesi i votimit do të zhvillohet në ambientet e zyrës së PD-së në Lezhë, nga ora 14:00 deri në 19:00.
Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë strukturat drejtuese të partisë, përfshirë kryetarët dhe sekretarët e seksioneve dhe grupseksioneve, anëtarët e kryesisë aktuale, drejtuesit e departamenteve, si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD-së.
Sipas organizimit të procesit, fillimisht pritet të votojnë përfaqësuesit e 19 grupseksioneve, ndërsa më pas do të vijojë procesi me kategoritë e tjera të votuesve të përcaktuara.
Zgjedhjet zhvillohen në një garë me 33 kandidatë për përbërjen e re të Kryesisë së degës në Lezhë.
Procesi pritet të përmbyllet në mbrëmje, ndërsa në përfundim do të shpallet përbërja e re e Kryesisë së degës
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128