Rrëshqitje gurësh nga reshjet e shiut në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
16 Maj 2025, 16:40 / AKTUALITET

Reshjet intensive të shiut kanë "pushtuar" vendin teksa janë regjistruar problematikat e para në akset rrugore.
Raportohet se problematika janë hasur edhe te Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat-Shupenzë.
Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.
Kjo ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit.
Autoritetet lokale janë duke marrë masat e nevojshme për të pastruar rrugën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




