Qeveria miraton listën e shpronësimeve!

Ministri i Infrastukrurës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka folur për mediat ku dhe ka theksuar se një nga vendimet e rëndësishme që firmosura këtë të mërkurë lidhet me listën e shpronësimeve.
Sipas ministrit ky akt i firmosur ditën e sotme synon të sigurojë vijueshmërinë e investimeve në zonat ku ka pasur kufizime, përfshirë krijimin e nënstacionit 400 kW në Fier, zgjerimin e Korridorit 8 dhe përmirësimin e infrastrukturës në Portin e Porto Romanos.
"Shpronësime që i japin vijueshmëri investimeve aty ku ka pasur kufizime, ka qenë krijimi i nënsacionit në Fier. Zgjerimi në korridorin e 8 dhe asetet e Portit të Porto Romanos", tha ministri.
Gjatë fjalës së tij gazetarët e pyetën gjithashtu edhe për rritjen e çmimit të biletave të transportit. Ministir bëri me dije se ditën e sotme kishte zhvilluar një takim me shoqatat e transportit, duke theksuar më tej se janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po shqyrtojnë të gjitha “skenaret”, përfshirë këtu edhe subvencionet.
-A ka pasur kërkesë për rritjen e çmimit të biletave dhe çfarë do të parashikojë qeveria?
Ministri: Në fakt, jo më larg se para dy orësh, bashkë me ministren e Ekonomisë dhe kryebashkiaken e Tiranës, ishim në takim me shoqatat e transportit. Patjetër që situata e krizës së çmimeve është një situatë që po e ndjekim. Ju e dini që qeveria ka marrë disa masa, siç është ngritja e bordit dhe akciza. Ne e dimë që gjatë 2022 janë marrë disa akte subvencioni sa i përket shoqatave, një element po diskutohet i tillë, edhe pse jemi akoma në fillimet e veta. Në 2022 e kemi rritur pas disa muajsh, por hyn në ato elemente që po i marrim në konsideratë. E kemi lënë të ulemi sërish në ditët në vijim.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
