E rëndë në Pogradec! Dy 32-vjeçarë tentojnë të marrin peng në mes të rrugës adoleshentin, e plagosin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ku një adoleshent është tentuar që të rrëmbehet në mes të rrugës së qytetit.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se dy persona kanë tentuar që të fusin me forcë në automjet një 17-vjeçar. Sipas të njëjtave informacione mësohet se shtetasit me ininciale Marjo Xhangolli, 33 vjeç dhe Aljan Hilaj 32 vjeç, kanë dhunuar të riun dhe e kanë plagosur me thikë në dorë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Pogradecit këta shtetas ranë në pranga, ndërkohë që adoleshenti ndodhet në spital dhe është fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 33 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tentuan të merrnin me forcë, në automjet, një 17-vjeçar, ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe e dëmtuan me thikë, për motive të dobëta, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë nisur drejt adresës së dhënë, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, u identifikuan shtetasit M. Xh. dhe A. H., të cilët ishin larguar nga vendngjarja, me automjet. Ata u kapën dhe u ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas.
Nga hetimet dyshohet se këta dy shtetas kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 33 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128