Debate dhe mungesa e Veliajt në GJKKO, shtyhet seanca për kryebashkiakun dhe 29 të pandehur të tjerë

Është shtyrë seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e terë. Në sallë ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa disa të pandehur munguan.
Veliaj nuk ishte i pranishëm personalisht, por kishte dërguar një deklaratë ku shprehej se dëshiron të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ishte i pranishëm në seancë. Gjithashtu mungonte edhe Ajola Xoxa, ndërsa mbrojtësit e saj ishin të pranishëm.
Nga ana tjetër, mungonin shumica e të pandehurve të tjerë, ndërsa i vetmi i pranishëm personalisht ishte Elman Abule.
Gjatë seancës, avokati Sokol Hazizaj kërkoi që klienti i tij, Fatmir Bektashi, së bashku me shoqërinë e tij, të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Kjo kërkesë shkaktoi kundërshti nga përfaqësuesit e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Dado vuri në dukje se gjatë 8 muajve të fundit procesi nuk ka mundur të hyjë në fazën e gjykimit, duke e cilësuar kërkesën si një strategji për të zvarritur çështjen, ndërsa Hazizaj argumentoi se kërkesa ishte e thjeshtë dhe e bazuar në ligj, me qëllim ekonominë gjyqësore.
Avokati Plarent Ndreca theksoi se prezenca e tij nuk ka për qëllim shtyrjen e seancës, por respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe se është për ekonomi gjyqësore, por jo në dëm të të pandehurve. Ai gjithashtu u bashkua me kërkesën e avokatit Artan Simoni, i cili mungonte, për të shtyrë seancën deri në praninë e të gjithë të pandehurve.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
