“Ta quajmë parti e xhaxhit Enver, edhe komunistët janë më mirë”/ Serani: 33 vite isha ‘ushtar’ i Berishës, sot mbështes Salianjin se duam lirinë

1 Prill 2026, 12:26 / POLITIKË ALFA PRESS
“Ta quajmë parti e xhaxhit Enver, edhe komunistët janë

Kryetari i grup seksionit në zonën e Plazhit në Durrës, Lavdosh Serani, ishte sot në seli së bashku me kreun e grupit të këshilltarëve Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, pas përjashtimit të këtyre të fundit. Ata pretendojnë se vendimi për përjashtimin është i pa drejtë, dhe mohojnë në mënyrë kategorike se kanë bashkëpunuar me mazhorancën.

Ai u shpreh se ka mbështetur kreun e PD Sali Berisha, prej 33 vitesh, por se sot mbështet ish-deputetin Ervin Salianji, pasi duan liri brenda partisë.

“Unë jam 33 vjet ushtar i Berishës, vijoj të jem akoma nëse do të ishte garë e barabartë. Por sot mbështes Salianjin sepse duam lirinë dhe duam të jetë vota e lirë. Ta ndërrojë emrin partisë Berisha t’ja vërë partia e xhaxhit Enver, edhe komunistët janë më mirë”, tha ai.

Po ndodh...

ide