Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë
8 Nëntor 2025, 17:22 / AKTUALITET

Një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës është zbuluar si pikë e ushtrimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Pronari i ambientit, një 25-vjeçar me inicialet E. J., është arrestuar në flagrancë, ndërsa në lokalin që kishte në përdorim u gjetën pajisje elektronike të përdorura për vendosjen e basteve sportive, disa bileta si dhe një shumë parash e dyshuar se është përfituar nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për vijimin e hetimeve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
