“Përrallë e trishtë”, mediat britanike: Hidrauliku dhe punëtori i ndërtimit shqiptar kapen në fermën e kanabisit, do shlyenin borxhet

Një hidraulik dhe një punëtor ndërtimi shqiptar që erdhën ilegalisht në MB u kujdesën për një fermë të madhe droge në Kettering për të shlyer borxhet e trafikantëve.
Fabrizio Zika dhe Elmaz Idriz u kapën kur policia bastisi një shtëpi në Headlands dhe gjeti kanabis me vlerë potencialisht deri në 415,000 £.
Shtetasit shqiptarë kishin para borxh ndaj bandave që i kishin futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe u thanë se do të shlyenin borxhet e tyre, duke u kujdesur për fermat me lëndë narkotike.
Të premten (21 qershor) dyshja u burgosën secili me dy vjet e katër muaj burg, pasi Gjykata e Kurorës së Northampton dëgjoi tregimin e trishtuar, sesi ata u përfshinë në botën kriminale.
Zika, 27 vjeç dhe Idrizi, 38 vjeç, u gjetën në tavanin në pjesën e pasme të shtëpisë së madhe, gjysmë të shkëputur kur policia e bastisi atë pak para orës 9 të mëngjesit të 23 majit.
Një kontroll në tetë dhoma në pronën trekatëshe, ku jetonin dyshja, bëri të mundur gjetjen e 488 bimëve të kanabisit, si dhe kabllo elektrike, ndriçim, llamba ngrohjeje, çarçafë dhe ajrim në një mjedis të sofistikuar.
-
Automjeti del nga rruga, plagosen dy persona në Korçë
23 Qershor, 13:27 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


