Përfshihet nga zjarri një makinë në Durrës
18 May 2025, 18:51 / AKTUALITET

Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të diele në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti ishte i pajisur me sistem benzinë-gaz dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë nga automjeti.
Ndërhyrja e një mjeti zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
Nga Bato Kosova
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



