Përfshihen nga flakët kazanët e mbeturinave në qendër të Elbasanit
4 Shkurt 2025, 21:04 / AKTUALITET

Kazanët e mbeturinave në bulevardin Aqif Pasha në afërsi të një supermarketi te kryqëzimi i 1 majit në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët njëri pas tjetrit mbrëmjen e kësaj të marte.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe është ndihmuar nga përmbajtja plastike dhe era. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi, të cilat krijuan shqetësim te banorët e zonës.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit në kazanët e mbeturinave.
Një nga pistat kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme dhe po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


