Pas gjashtë orësh pritje në shi, dështon takimi i minatorëve të Spaçit me përfaqësuesit e qeverisë

7 Nëntor 2025, 16:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas gjashtë orësh pritje në shi, dështon takimi i

Pas gati gjashtë orësh pritje në shi, ka dështuar takimi mes minatorëve të Spaçit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Minatorët e Spaçit kërkojnë rikthimin në punë dhe plotësim kërkesave të tyre, dhe kanë pritur sot para ambienteve të kompanisë për t’u rikthyer në punë por pa rezultat.

Përfaqësues të minatorëve thonë se mes tyre ka persona të “infiltruar”, përfaqësues të ISHPSHSH që çdo muaj “marrin postën” nga kompania turke, që sipas tyre kanë shkaktuar përçarje për mosarritjen e dakordësive.

Ata theksojnë se janë të vendosur të shkojnë deri në fund për të arritur një zgjidhje të drejtë. Sindikata ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet derisa kërkesa e saj kryesore të plotësohet.

 

Po ndodh...

ide