Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

14 Mars 2026, 14:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët e sigurisë

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo informacione të tjera personale mos ia jepni edhe nëse në ekranin e telefonit tuaj shfaqet emri apo logo e bankës.

Mund të jetë një përpjekje për t’iu mashtruar dhe për të ndërhyrë në llogaritë tuaja. Shqetësimi ngrihet nga  Autoriteti Kombëtar për Sigurinë  Kibernetike.

“Kemi marrë dhe indicie nga qytetarë të ndryshëm të cilët e kanë raportuar si shqetësim janë  telefonata që bëhen në  mënyrë elektronike, përdorin platforma online,  marrin indicie nga  burime të ndryshme nga gmail, rrjetet sociale, instagrami, facebook apo të tjera përdorin dhe logo të bankave  duke ilustruar  sikur janë ato pikat e kontaktit dhe nga ana tjetër  dhe duke pasur  persona që  punojnë me banka ndershtetërore flasin  dhe  në gjuhë të huaj për ta bërë  më të besueshme”, tha eksperti.

Specialistët i bëjnë thirrje  qytetarëve të tregohen të vëmendshëm dhe ta raportojnë rastin pranë bankës.

“Bankat asnjëherë nuk kërkojnë përmes telefonit të dhëna personale apo kredenciale apo kode sigurie. Duhet të verifikojnë me patjetër kontaktet që marrin nga këto banka, se bankat që janë zyrtare në Shqipëri kanë komunikime zyrtare, të verifikohen çfarë komunikime kanë patur më parë me bankat, se kanë qenë legjitime apo jo, nëse kanë hasur anomoli se diçka nuk shkon menjëherë të raportojnë te pikat e kontaktit që kanë tek bankat”, shtoi më tej ai.

Telefonatat realizohen përmes internetit dhe identiteti vërtetë  i telefonuesit sipas  specialistëve nuk mund të verifikohet përmes adresave të platformave online  prandaj apeli i tyre vjen për të mos ndarë asnjë informacion dhe për të ndërprerë menjëherë telefonatën.

Po ndodh...