Partnerja e denoncoi për dhunë, policia arreston shqiptarin dhe e shtron në psikiatri, ai arratiset

Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar trazira në zonën e Akratës në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar është arratisur nga spitali psikiatrik.
50-vjeçari mësohet se është arrestuar për dhunë në familje pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij 45-vjeçare. Siç raportojnë mediat greke, 45-vjeçarja ka telefonuar autoritetet për të denoncuar ngjarjen dhe ka deklaruar se ai është shprehur se do hidhej nga çatia.
Mësohet se policia ka arrestuar shqiptarin dhe e kanë dërguar në klinikën psikiatrike të Spitalit Universitar të Patrës. Megjithatë, 50-vjeçari ka arritur të arratiset nga klinika dhe është në kërkim.
Policia ka vepruar menjëherë, duke vendosur postblloqe në zonën ku ndodhet shtëpia e familjes, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij janë të sigurt në komisariat.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




