Polumbarët dhe efektivë të policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ulzës
16 Qershor 2026, 08:57 / AKTUALITET

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Liqenin e Ulzës.
Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari nga Laçi po lëvizte me një motor uji (skaf) në liqen, kur dyshohet se ka rënë në ujë dhe ka humbur jetën.
Familjarë të riut, banorë të zonës, forca të Policisë së Shtetit dhe polumbarët kanë vijuar kërkimet në zonë, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit.
Operacioni i kërkimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
Nga Drin Kastrioti
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Nga Alfapress
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Nga Albert Zadrima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128