Operacioni i SPAK/ Kokaina nga Amerika Latine, njëri prej të arrestuarve si pjesë e grupit rezulton i dënuar dhe më herët! Në 2013 u vu në pranga për një vrasje

16 Nëntor 2024, 16:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacioni i SPAK/ Kokaina nga Amerika Latine, njëri prej të

Baki Huqi, 43 vjeç, njëri prej të arrestuarve në operacionin e SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, rezulton të jetë arrestuar më herët. Në vitin 2013 Huqi u arrestua për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Gjithashtu, rezulton i dënuar edhe para vitit 2013.

SPAK njoftoi sot se ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës me qëllim shitjen në tregun europian. 7 shqiptarë ranë në pranga dhe 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.Të arrestuarit janë:
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
6- Ismail Abdurrahmani,  51 vjeç, banues në Shkodër
7 - Baki Huqi,  57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

 

Po ndodh...

ide