Ngjarja e rëndë dje në Sarandë/ Bllokohen 8 mjete lundruese, nxirret nga uji skafi i aksidentuar

16 Qershor 2026, 17:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarja e rëndë dje në Sarandë/ Bllokohen 8 mjete lundruese,

Mesditën e kësaj të marte specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë Kufitare Vlorë me ndihmën edhe të një vinçi kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të mjetit të aksidentit të ndodhur ditën e hënë në Ksamil ku humbi jetën 22-vjeçari Albion Kreçi.

Pas përplasjes me skafin e policisë mjeti u ça dhe për rrjedhojë u fundos. Mjeti u gjet në një thellësi prej 34 m dhe pas daljes nga uji mjeti është transportuar në vendbazimin e mjeteve të bllokuara në Ksamil dhe do të shërbejë si  provë materiale për hetimin e ngjarjes.

Njëherazi sot nga Policia Kufitare e Sarandës gjatë kontrollit të ushtruar tek mjetet e ujit është bërë bllokimi i 8 mjeteve, 7 në Ksamil dhe 1 në Sarandë. Ndërkohë që mjetet e bllokuara janë sjellë në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide