Nga Moldavia, Kolumbia e Kazakistani për të ushtruar prostitucion në Vlorë, procedohen 4 shtetase të huaja
8 Dhjetor 2024, 16:28 / AKTUALITET

Policia në Vlorë njofton se ka proceduar penalisht katër shtetase, që dyshohen për prostitucion.
Të huajat e proceduara janë nga Kolumbia, Venezuela, Kazikistani dhe Moldavia.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi.
Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare”, njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


