Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Zvicër

Një i ri shqiptar, është arrestuar në kufirin zviceran, pasi po transportonte me makinën e tij një ngarkesë prej të paktën 9 kg kokainë të Pastër.
Mediat zviceriane shkruajnë se emri i 23-vjeçarit nuk u bë i ditur, por ai dyshohet se është korrieri i një organizate kriminale që vepron midis Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë.
I riu, banor i Gjermanisë, po largohej nga Zvicra kur zyrtarët doganorë zbuluan drogën gjatë një kontrolli.
Më pas ai u mor në pyetje dhe u arrestua nga policia kantonale. Shqiptari akuzohet për shkelje të rëndë të Aktit Federal të Narkotikëve. Hetimi i është besuar prokurores publike Petra Canonica Alexakis, teksa detajet mbahen si sekret hetimor, pasi po hetohet për organizatën kriminale që qëndron pas të arrestuarit.
Vlera e drogës nëse do të përgatitej dhe ndahej në doza, mund të sillte një xhiro prej më shumë se 1 mln euro në treg.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




