Maliq/ Dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur, 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
21 Qershor 2026, 12:32 / AKTUALITET

Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq.
Sipas policisë, shtetasja Lavdie Daci dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda shtëpisë së saj.
Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet policore.
Mësohet se 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, i cili një javë më parë kishte shkuar në Greqi për punë sezonale, ndërsa fëmijët e tjerë jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e vdekjes.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128